Toka


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Toka
-- 13 shkurt 2014 13:37 (CET) Toka (lat.: Terra) është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.55 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën. Toka peshon 6.000 milion milion milion ton dhe është afër 40.000km rreth ekuatorit. Supozohet që, krijimi i Tokës erdhi si rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Bang-un (Shpërthimin e Madh). Sipas kësaj hipoteze, një yll stërmadh, shpërtheu dhe u nda në një pafundësi copash të cilat më pas krijuan galaktikat, dhe sistemet diellore. Në këtë formë u krijua dhe sistemi ynë diellor, nga një grumbullim pluhuri e copash, të cilat duke u sjellë rrotull vetës krijuan Diellin dhe planetët e sistemit të tij. Çdo vit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilët duke kaluar nëpër atmosferë digjen. Edhe mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë e sistemit diellor dhe kanë të njëjtën moshë me tokën.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike