Truri


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Truri
Truri (lat. cerebrum dhe greq. ἐγκέφαλον - enkefalon - "në kokë" ) tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në nje nivel të lartë) nëpërmjet organeve shqisore (syveveshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafshëve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo një grumbull të veçuar ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 100 miliardë neurone, secili i lidhur me mëse 10.000 të tjerë.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike