Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e
jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është lëngu më i përhapur në
tokë. Formula kimike e tij është H
2O. Gjendet më tepër në
oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në
re,
lumenj. Në
planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin,
reshjet dhe derdhjen në
det.