Ukraina (
Ukrainisht: Україна, Ukrayina, /ukraˈjina/) është një shtet që ndodhet në lindje të
Europës. Ukraina kufizohet në lindje dhe verilindje nga
Rusia, në veriperëndim nga
Bjellorusia, në perëndim nga
Polonia,
Sllovakia dhe
Hungaria, në jugperëndim nga
Rumania, dhe
Moldavia dhe në jug laget nga
Deti i Zi dhe Deti Azov. Ajo ka një sipërfaqe prej 603.628 km2 (233.062 sq mi), duke e bërë atë vendin më të madh tërësisht brenda Europës.