Vietnami


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Vietnami
Vietnami është shtet në pjesën jug-lindore të Azisë, në pjesën e bregdetit lindorë prapa Indisë, nga rrafshi dhe pellgu i lumit të Kuq (nëpër qendrën Hanoi) në Veri deri tek Mekongdelta me qytetin Ho-Chi-Minh-Qytet (Saigon) në jug. Në mes gjendet pjesa malore . Vietnami shtrihet në një sipërfaqe prej 331 114 km2 dhe ka diku 76,2 milion banorë shumica e të cilëve janë vietnamezë. Kryeqytet ka Hanoin dhe gjuhë zyrtare është vietnamishtja. Sipas kushtetutës së vitit 1992, Vietnami është një Republikë Socialiste. Kushtetuta e re është e përqendruar në liberalizimin e ekonomisë dhe në të njëjtën kohë parasheh monopolin e Partisë Komuniste. Veprimi legjislativ bëhet me listat e njehsuar për zgjedhjet e Kuvendit Nacional çdo 5 vite. Po me këto lista bëhet zgjedhja edhe e Kryeministrit (Shefit të qeverisë) dhe Presidentit (Kryetarit të shtetit).

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike