Vuajtja


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Vuajtja
Vuajtja është dhimbje thellë shpirtërore apo fizike për një kohë të gjatë. Në të kaluarën, vuajtja shpirtërore shpjegohej si futje e së ligës apo ndiejna e nderit të lënduar ndërsa në kohën moderne ndjena shpirtërore e dhimbjes dhe e mërzisë. Si vuajtje fizike merren dhimbjet e trupit dhe sëmundjet e llojeve të ndryshme që zgjasin për një kohë të gjatë. Vuajtja është dukuri plotësisht shpirtërore edhe pse ka anime për të treguar se nisma e vuajtjes është dhimbja, ajo fizike. Sëmundjet dhe dhimbja janë vetëm një nga pikënisjet e shumta por ata nuk janë as nga larg element kryesor sepse në këtë moment, me farmakologjinë e sotshme, është lehtë të ndalet dhimbja dhe me këtë edhe vuajtja. Pra dhimbja nuk është primare në krijimin e një gjendje shpirtërore të quajtur vuajtje, aq më tepër kurrë ajo mund të jetë edhe burim hareje dhe lumturie. As dergja e gjatë nuk është ndonjë element kyq i vuajtjes. Dijmë se numri më i madh i të handikapuarëve fizik nuk ndjenë as prej së largu vuajtje permantente. Pjesa dërmuese thonë se janë të lumtur me mundësitë që kanë dhe janë të kënaqur me jetën e tyre. Përpos kësaj dhimbjet kohëshkurta si ajo e nënës që lind foshnjen ; sportisti që lëndohet në çastin kurr arrin një rezultat të lartë, rekordmenët e ndryshëm që kalojnë etapa të mbushura me peripeci fizike ; të gjithë këta i harrojnë dhimbjet sepse rrënjësorja është lumturia, hareja dhe gëzime të tjera të shumta shpirtërore. Burimet dhe plagët e vuajtjes, plagët shpirtërore, dobësitë dhe zbritja e vetvetes në mohim, zia që ndez shpirtin, e kaluara që ndjek me akuza ose ndjenja e lëshimeve të rasteve e mundësive të pakëthyeshme janë burimi thelbësor i dhimbjes së quajtur vuajtje. Mirëpo a është kjo e gjitha? Natyrisht se ky kapitull nuk mundet të mbyllet me këtë pasiqë kjo gjendje shpirtërore varet dhe formohet nga shumë përbërje e përjetime të tjera jetësore dhe si përfundim krijon personalitetin, ego-në. Nuk sjell dobi të madhe as dëfrimi (film, teatër, muzikë, humor), as zhytja në doza të forta dehëse (alkool, drogë), e as dhënia pas lojërave të fatit. Vuajtja ritet dhe shkrihet në identitetin e subjektit i cili kërkon vetëm të paraqitet në format më të rënda të fatkeqit dhe kështu së paku, tërhjek vemendjen mbi të dhe për një çast, gjindet në epiqendër të interesit.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike