Vullkani


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Vullkani
Vullkani - Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm. Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Kupa me kanal ose ndonjë çarje është e lidhur me brendinë e Tokës, nëpër të cilën lëvizë masa e zjarrtë dhe e lëngët-magma (nëse magma del në sipërfaqen e Tokës atëherë quhet lavë), gazrat, avulli e produktet tjera dhe shkarkohen në sipërfaqe. Ky proces i shkarkimit quhet erupcion. Në majë të kupës gjendet krateri në formë hinke. Anash kupës vullkanike shpeshherë çfaqen kupa dhe kratere parazite.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike