Yndyra është një
lëndë ushqyese që përmban më shumë
energji, në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë
karbohidrate. Do me thënë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të hanë shumë yndyrna, sepse njeriu
absorbon shumë energji shpejt dhe prandaj rrezikon të bëhet i trashë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një
ushqim – vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë pothuajse yndyrna të pastra. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjam që nuk mund të shihet direkt me sy (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam ka në
djathë që mund të përmbaj nga 10 % deri në 80 % yndyrë). Prandaj është mirë që të lexohet përbërja sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës.