Konfederata zvicerane (
gjer.Schweizerische Eidgenossenschaft ,
frëngj. Confédération suisse,
ital. Confederazione Svizzera, rom.
Confederaziun svizra,
lat. Confoederatio Helvetica) ose shkurt Zvicra, është një shtet kontinental në
Evropën qendrore. Zvicra kufizohet në veri me
Gjermaninë (345,7 km), në lindje me
Lihtenshtajnin (41,1 km) dhe
Austrinë (165,1 km), në jug kufizohet nga
Italia (734,2 km), ndërsa perëndimi i kufirit të Zvicrës ndahet me
Francën (571,8 km).