Gjuha angleze apo
anglishtja (anglisht
English language) është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në
Britaninë e Madhe,
Shtetet e Bashkuara,
Kanada,
Irlandë,
Australi,
Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.