Bota (
greq.
κόσμος -
Kosmos,
lat.
mundus) është një emërtim që lidhet me
historinë dhe rrok në përkufizimin e gjerë gjithçka që njohim. Bota përmendet kryesisht për
planetin Tokë. Në kundërshtim me emërtimin e saktë përkufizues të Tokës (greq.
Γη - Gí ose
Γαία - Gea), që përmbledh botën dhe tërësinë e asaj që është e kapshme nga shqisat. Fjala botë përdoret në gjuhën ndërkombëtare si një ndërthurje e çështjeve thelbësore të shoqërisë botërore apo
bashkësisë botërore.