Kondensatori ose kapacitori është një element që përbëhet prej dy pllakave përçuese të veçuara me një jopërçues që quhet dielektrik. Nëse këto pllaka përçuese kanë potenciale të ndryshme, në mes tyre do të grumbullohet një sasi
elektriciteti. Numri i elektroneve, ose sasia e elektricitetit që mund të mbajë kondensatori nën një tension elektrik në mes pllakave, quhet kapaciteti i kondensatori. Kondensatorët kryesisht punohen në formë të
cilindrit, ku dy pllakat përçuese në formë të folies mbështillen së bashku me një shtresë dielektriku në mes. Ekzistojnë tri grupe kondensatorësh:
kondensatorët qeramikë, me kapacitet 1 pF deri 1µF,
kondensatorë elektronik me kapacitete më shumë se 1µF deri disa µF, dhe
kondensatorët tataliumë që kanë kapacitete mesatarisht të mëdha deri në disa qindra µF. Kondesatorët njehësohen me farad mirëpo pasi faradi është njësi tepër e madhe përdoren pikofaradi, milifaradi, nanofaradi etj.