dëshira


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Deshira
 
Dëshira
Kuptimi dhe lindja e saj
Njeriu jeton në mënyrë të pandërprerë në projekte dëshirash mbi të cilat ka njohuri dhe është i ndërgjegjshëm se anon dhe vihet plotësisht drejt arritjes së tyre. Tërheqja pas dëshirës shkakton ndjenjën e nxitjes e të luhatshmërisë në vrapin pas kënaqjes së saj. Njeriu vuan nga frustracionet e veta që lindin nga etja për të arritur aty ku dëshirat plotësohen e njëherë të plotësuara lind nevoja për dëshira të tjera që ofrohen në hapësirën shpirtërore e fizike. Por, i nxënë në dëshirat e veta a thua din saktësisht se çka dëshiron dhe pse e dëshiron diçka. Shembuj të ndryshëm flasin se njeriu nuk ka vizion të saktë të asaj që dëshiron ose në plotësimin e saj, qëndron një dëshirë e mëshefur ose e mbuluar me një dëshirë tjetër të paqartë mirë. Syri i hedhur pas një veture çka mëshefë pas ? Dëshira është të kihet veturë apo kësaj i bashkëngjiten dëshirat për të treguar një madhëri ose aftësi e me të cilën duam të plotësojmë një dëshirë tjetër. Cili pra është objektivi i saktë i dëshirave ; çka kërkon njeriu nëpërmes tyre dhe a janë realisht shiquar, pretekst koshient për të arritur një qëllim tjetër lidhur gjithashtu me një dëshirë të caktuar ? Këtu radhitet së pari nevoja, që është kaptinë kryesore në formimin e dëshirave por me këtë nuk merr fund trajtimi i tyre pasi se nevojat janë pjesë e pafund e kërkesave humane që kaplojnë sferën e pangopshme dhe të paharxhueshme të preteksteve që shërbejnë për të kërkuar e arritur dëshirat që lindin në permanencë e që janë të pafundme. Qartë, nevojat janë në themel pjesë që nënkupton gjërat e patjetërshme të rrojës së qenieve të gjalla që përbëjnë në kuptimin e pashmangshëm, nevojën për frymëmarrje, pije, ngrënie, dhe gjumë. Pas këtyre ngjallen nevojat specifike të cilat nuk radhiten më sipas nevojave të patjetërshme biologjike dhe ritmit ciklik apo atij të përkohshëm. Çdo paraqitje e një nevoje përkon me një mungesë dhe ngjallë reagimin përkatës tek qeniet e gjalla por me dallim të definuar në botën shtazore nga njëra palë dhe njeriu në anën tjetër. Përpos kësaj, njeriu disponon me aftësinë e zgjedhjes nëse mundësitë ia lejojnë ; ai mund t’i lejë të biejnë poshtë ose t’i plotësoj më vonë që do të thotë se nevojat e në rastin tonë dëshirat e ndërlidhura me instinktin, njeriu mund ti anashkaloj për një kohë të caktuar e ata që nuk janë vitale mund t’i injoroj tërë jetës pasiqë është i aftë t’i dalloj dhe të zgjedh ata që don t’i plotësoj. Për më tepër, kafshët nuk ikin nga nevojat e tyre ; ata shkojnë drejtë plotësimit kurse njeriu është i pajisur me aftësi të zgjedh e që është akoma më e theksuar, ai ka aftësinë të përmbledh dëshira të tjera që nga momenti kur dëshiron plotësimin e njërës. Kau pin aq sa ka nevojë (ujë), pra shuan etjen dhe ndalet ; njeriu i etur pin me qëllim të shuaj etjen por edhe abuzon se ka dëshirë të dehet ose të tregohet se mund të pijë shum (alkool). Njeriu pra është gjykatës dhe në çdo moment ai është i lirë e i aftë të vlerësoj se a do të plotësoj një nevojë – dëshirë dhe në çfarë mase por, nuk është gjithmonë i ndërgjegjshëm se cila është dëshira e vërtetë. Ai dëshiron një vegël speciale, një veturë një veshje por cili është qëllimi i fundit që dëshiron. Është vetura apo pas saj mëshifet qëllimi për satisfakcion të dëshirave të tjera si për t’u treguar i pasur, i fortë, i madh, të themi me një fjalë «boss». Nga kjo nxjerrim konkluzionet se plotësimi i nevojave është ndjenjë e që lind nga aftësia për mbajtje gjallë dhe kjo koshiencë ndërlidhet drejtpërdrejt me kërkesat organike e biologjike që nuk mund të lihen anash për gjatë kohë ose definitivisht sepse kjo sjell vdekjen e pashmangshme. Nuk mundemi t'i eliminojmë nevojat apo në rastin tonë dëshirat që i kërkon ekzistenca jetësore si që janë ushqimi, shuarja e etjes, pushimi/gjumi. Të gjitha mungesat e këtilla ngjallin reagim psikofizik që kërkon mbrojtjen e integritetit, rimëkëmbjen dhe qëndrimin në jetë. Kjo formë reagimi në të vërtetë është kërkesë e plotësimit të nevojave materiale që janë njëherit kënaqje fizike dhe ekzistenciale por edhe shpirtërore të njeriut.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike