David Howell Evans (i lindur më
8 gusht 1961 në Barking,
Londër,
Angli), i njohur me nofkën
The Edge, është muzikant i njohur si kitaristi, tastieristi dhe vokalisti përcjellës i
rock bendit irlandez
U2. Zëri i dalluar i kitarës si dhe stili i tij i luajtjes, bashkë me përdorimin inovativ të përpinimit digjital të zërit - kontribuan jashtëzakonisht në zërin unik të U2-së. Në vitin 2003, revista
Rolling Stone e vuri The Edge në pozitën #24 në listën "100 Kitaristët më të Mirë të të Gjitha Kohërave".