electronica


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Electronica
Electronica përfshinë një gamë të gjerë të muzikës elektronike bashkëkohore që zakonisht projektohet për tu përdorur për dëgjim të fokusuar, disa forma të vallëzimit, apo si muzikë në prapavijë për aktivitete të tjera; sidoqoftë, për dallim nga muzika elektronike për vallëzim, electronica nuk prodhohet posaçërisht për vallëzim. Ky term u përdor së pari në Shtetet e Bashkuara në fillim të viteve 1990. Techno, drum and bass, downtempo, dhe ambient janë disa nga zhanret që ky term përfshinë, dhe të cilat në fund të viteve 1990 gradualisht kaluan nga rryma alternative apo "underground" në rrymën qendrore të muzikës amerikane. Para se termi electronica të përdorej për këtë qëllim, u përdorën termet si electronic listening music dhe intelligent dance music (IDM).

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike