elektriciteti


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Elektriciteti
Elektriciteti (greq. ήλεκτρον, ilektron = qelibar) është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedha e ngarkesës. Kjo përfshin shumë dukuri të mirënjohura fizikore si rrufejafushat elektromagnetike dhe rrymat elektrike, dhe është vënë në përdorim industrial në elektronikë dhe fuqinë elektrike. Këto koncepte të lidhura, por të dallueshme janë më të njohura nga terme më të sakta :
  • Fusha elektrike - është një efekt i krijuar nga një ngarkesë elektrike që ushtron një fuqi në sendet e ngarkuara në afërsinë e saj.
  • Forca elektrike - është aftësia e një fushe elektrike për të vepruar, zakonisht matet në volt (V).
  • Rryma elektrike - është lëvizja apo rrjedha e pjesëzave të ngarkuara elektrike, matet në amper (A).
  • Energjia elektrike - është energjia e fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.
  • Fuqia elektrike - është përqindja me të cilën energjia elektrike kthehet apo ndryshohet në një formë energjie tjetër, si drita, ngrohtësia apo energjia mekanike.
  • Ngarkesa elektrike - është një lidhje e vetive të ruajtura të disa pjesëzave nënatomike, të cilat përcaktojnë ndërveprimin e tyre elektromagnetik. Lënda e ngarkuar elektrikisht ndikohet dhe krijohet nga fushat elektromagnetike.
  • Elektromagnetizmi- është një ndërveprim themeltar.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike