Aparati fotografik është mjeti që formon një imazh duke e transferuar atë në një
film fotografik ose në një kartë memorieje, por ka edhe metoda të tjera më pak të njohura. Për shembull fotokopja është një makineri që formon imazhe permanente por përdor transferimin e ngarkesave elektrike në vend të filmit fotografik prandaj dhe quhet elektrofotografi. Rrezegrafitë e publikuara nga Man Ray në
1922 janë imazhe të formuara nga hija e objekteve mbi letrën fotografike pa përdorimin e aparatit.