Gjaku (
lat.
Sanguis) është një ind lidhor i lëngshëm, i cili me ndihmën e
zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Gjaku qarkullon nëpër
enët e gjakut falë
punës mekanike të muskulit të zemrës. Trupi i njeriut përmban mesatarisht 5 - 6 litra gjak.