Greqishtja e lashtë është gjuhë e shkruar
Indo-Evropiane me rrënjë në gjuhën që flisnin
grekët dhe ka histori të dokumentuar prej 3400 vitesh. Shkrimi dhe gramatika e greqishtes së lashtë është zhvilluar vazhdimisht dhe disa pika të theksuara të këtij zhvillimi nga gjuhëtarët e shkolluar janë klasifikuar dhe për qëllime studimore edhe janë emërtuar. Këto emërtime zakonisht janë bërë duke i shtuar emrit të greqishtes si mbiemra emrat e fisit, dijetarëve, hapësirave, etj. që kanë marrë fronin e zhvillimit të gjuhës apo sundimit në hapësirën e Ballkanit perëndimorë. Kështu që studiuesit, me
Greqishten e lashtë kuptojnë gjuhën apo variantet e saj të shkruara, si gjuhë e qytetërimit të atëhershëm të popullit të Ballkanit perëndimorë në trojet e Greqisë së sotshme dhe më gjerë. Po ashtu një variant gjithëpërfshirës i greqishtes së lashtë ishte edhe gjuhë e dytë në një pjesë të madhe të
Perandorisë Romake dhe është gjuhë zyrtare e disa kishave të sotshme ortodokse. Kjo gjuhë studiohet në shkolla e universitete në mbarë botën që nga koha e
Rilindjes.