Si rreze infra të kuqe (shkurt rrezatimi IR , ultra rrezatim i kuq) apo rrezatimi i nxehtësisë thirret brezi në spektrin elektromagnetik në mes të
dritës së dukshme dhe valëve të gjata të
mikrovalëve. Ky brez i përgjigjet gjatësive valore prej 780 nm deri 1 mm. Për rrezatimin IR të valëve të shkurta (prej 780 nm) flitet për "valë të afërta infra të kuqe" (angl.:
near infrared,
NIR), për gjatësitë prej diku 5...25 mikrometra flitet për "valë të mesme infra të kuqe të afërta" (angl.:
mid infrared,
MIR) ndërsa për rrezatimet me gjatësi ekstreme valore prej (25 µm-1 mm) flitet për "valë të largëta infra të kuqe" (angl.:
far infrared,
FIR). Këto valë kufizohen në brezin e
rrezatimin tera herc. Në profesionet teknike që merren me përdorimin e rrezatimit të këyre valëve janë bërë edhe disa klasifikime më të thella.