xcKrishterimi është
fe e themeluar sipas mësimeve dhe të dhënave nga
Jezu Krishti i cili predikonte se Ai vetë është Mesia hyjnor (mbreti i Izraelit dhe i mbarë botës) dhe shpëtimtari i premtuar (Shërbëtori i Zotit, Biri i njeriut) në Bibël, në Besëlidhjën e vjetër. Fjala "
Krisht" rrjedh nga
greqishtja që do të thotë "
i vajosuri,", d.m.th. mbreti, dhe, barasvlerësi i saj në
hebraisht është titulli
Mesia. Sipas të krishterëve, Jezu Krishti ishte Mesia i premtuar që bëri një Besëlidhje të Re në mes njerëzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e themeluar në bazat e
judaizmit duke shpallur se Krishti do t'i përmbushë profecitë e Biblës në Besëlidhjën e vjetër.