logjika


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Logjika
Logjika (gr. Logos-arsye, mendje, shkencë, etj.) është disiplinë filozofike e cila merret me studimin e formave dhe të parimeve të të menduarit të drejtë dhe të vërtetë. Themelues i logjikës është filozofi Aristoteli. Sot ka mendime të ndryshme mbi statusin e logjikës, disa teoricienët dhe filozofë janë të mendimit se logjika tashmë është një shkencë e veçantë, kurse disa të tjerë janë të mendimit se ajo është një degë e filozofisë. Vet themeluesi i logjikës Aristoteli ishte i mendimit se logjika nuk është shkencë e as disiplinë filozofike, por sipas tij logjika është vetëm një mjet (organon) për të hyrë në studimin e shkencave.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike