mësimi


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Mësimi
Mësimi është proces i organizuar, i planifikuar më qëllim që të realizohet përvetësimi i diturive në fusha të caktuara. Është proces që mundëson krijimin dhe përsosjen e shkathtësive dhe shprehive të një individi. Në psikologjinë shkencore termi i mësimit ka një kuptim më të gjerë sesa ai për të cilin mund të përdoret në jetën e përditshme. Procesi i të mësuarit përmbledh të gjitha modifikimet relativisht të qëndrueshme të sjelljeve dhe aktiviteteve psikologjike të cilat vijnë si rezultat i përvojës. Spektri studimor i procesit të të mësuarit varion nga psikofiziologjia tek psikologjia kognitive. Bihejviorizmi e vë theksin në ndryshimin aktual të sjelljes, ndërsa kognitivistet e vënë theksin në aftësinë për të manifestuar sjelljen. Mësimi karakterizohet nga një ndryshim relativisht të përhershëm. Sjellja e individit modifikohet dhe vazhdon ta ruajë karakterin e ndryshueshëm në të ardhmen. Mësimi karakterizohet edhe nga aftësia për të manifestuar një sjellje të caktuar, për të zbatuar atë që është mësuar. Zbatimi mendohet se është rezultat i kombinimit të të mësuarit me motivimet.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike