metafora


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Metafora
Metafora qysh në antikitet është quajtur mbretëreshë e figurave. Retorika e mëvonshme e ka pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e tjera. Figura e metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet në një nivel të lartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më të madh kuptimor: Ai ishte lulja e ushtrisë shqiptare. Në këtë fjali fjala lule mund të zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala lule, është figurë, një fjalë e papritur për kontekstin. Nëse do ta shpjegonim figurën fjalia mund të ishte: Ai ishte ushtari më i bukur (Sepse lulja është bima më e bukur) ose “Ai ishte (më i bukuri) më i dashuri i ushtrisë shqiptare”. Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehin cilësinë themelore të ushtarit, ai mbi të gjitha është trim, pra fjalia po të hiqej figura e metaforës mund të shkruhej. Ai ishte trimi më i bukur, më i dashur i ushtrisë shqiptare. Natyrisht këto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga shembulli, mirëpo ato mjaftojnë për të dëshmuar informacionet e shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës për letërsinë është i papranueshëm.
Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mendjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet në formën e plotë të krahasimit, i cili përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke theksuar cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët e bardhë si gurëzit e lumit). Metafora nuk lejon të shfaqet kuptimi i plotë po vetëm i mundshmi. Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të caktuara: kur gjërat e natyrës dalin si të gjalla: lumi ecën, fusha frymon, (këtu metafora del si folje); kur gjendja shpirtërore a veprimi intelektual përdoret për t’u dhënë kuptim gjërave të natyrës e objekteve: pyll i shqetësuar, muzikë e pikëlluar, (këtu metafora shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik. Ndërtimi i metaforës sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të dytë të emrit: == ==

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike