mikroskopi


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Mikroskopi
Mikroskopi (nga greq. μικρόν,micron = i vogël + σκοπεῖν, skopin = vështroj) është një paisje optike. I zmadhon objektet tejet të vogla dhe që nuk mund të shihen nga syri i njeriut. Shkenca që merret me hulumtimin e objekteve të imta quhet mikroskopí, dhe emërtimi mikroskopik do të thotë tejet i vogël, shumë i imët, që kërkon një mikroskop për t´u shqyrtuar.
Konsiderohet se mikroskopin e parë, e zbuluan vëllezërit holandez Zaharjas dhe Hanes Jansenne nga fundi i shekullit XVI, por ata nuk ia dhanë emrin mikroskop. Këtë e bëri disa kohë më vonë italiani Xhovani Faber në vitin 1625. Persosjes së mëtejme i ndihmoi holandezi Antonius Van Levenhuk(1632-1723). Duke u marrë me gdhendjen e thjerrëzave ai konstruktoi një numër të konsiderueshëm mikroskopësh. Në këtë mënyrë ai për herë të parë vështroi mikroorganizmat, bakteriet, këpurdhat në ambiente të ndryshme si uji i shiut, pështyma, jashtëqitja etj. Njëkohësisht ai vërejti edhe rruzat e kuqe të gjakut, qelizat dhe spermatozoidet. Mikroorganizmat e zbuluar Levenhuku i vizatoi me kujdes dhe ia dergoi Akademisë Mbreterore në Londër. Mikroskopi i cili përdoret sot u paraqit nga fundi i shekullit XIX me përsosjen graduale të sistemit të tij mekanik dhe optik.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike