Mistika,
misticizmi ( nga rrënja e fjalës
greke μυάω, miao - "hesht, zbëzaj", nga e cila rrjedh fjala
μυστικός, mistikos - "i fshehtë, sekret" ;
lat.
mysticus: - i papërshkrueshem, i pashprehshëm, i fshehtë; nga fjala
mistikos rrjedh edhe fjala
mister - e fshehtë, sekret
) është prirja e
shpirtit njerzor për të arritur bashkim ose njëjtësi me Absoluten, ose dijeni të
ndërgjegjshme të, realitetit të fundëm,
hyjnores, së vërtetës shpirtërore, (jo vetëm nëpërmjet librave, riteve apo njerzve të tjerë,) ose
Perëndisë nëpërmjet përvojave apo përjetimeve të drejtpërdrejta, intuicionit, apo brendashikimit; dhe besimit që përvoja të tilla janë burim i rëndësishëm i
njohurisë,
kuptimit, dhe
mënçurisë. Mistika mund të përshkruhet edhe si një nevojë "largimi" nga
bota (e cila quhet zakonisht
realitet) për të arritur një nivel më të lartë të
vetëdijes.