Në strukturën e acideve nukleike marrin pjesë 4 lloje të nukleideve. Në ADN marrin pjesë këto nukleotide: adenozin-monofosfati (AMP), guanzin-monofosfati (GMP), citidin-monofofati (CMP) dhe timidin monofosfati (TMP). Nukleotidet, përveç që gjenden në acide nukleike, gjenden në qelizat edhe në gjendej të lirë. Prej këtyre komponimeve më të rëndësishme janë adenozin difosfati (ADP) dhe adenozin trefosfati (ATP), që janë të njohura si bartëse të energjisë. Mandej, në
qeliza gjenden edhe nukleotide të tjera që njihen si koenzime.