psalmi


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Psalmi
Psalmet apo libri i psalmeve (greq. Ψαλμοί, Emri i këtij Libri a i këtyre këngëve vjen nga vegla muzikore, me të cilën përcilleshin këto këngë kur këndoheshin. Kjo vegël quhej >Psalterion< e ishte vegël muzikore me korda. Hebraisht quhet: >Sefer tehil'lim< ose thjesht >Tehil'lim< - >Libri i Himneve< ose >Himnet<. Vulgata si dhe Vulgata e re e quajnë:>Libri i psalmeve< që do të thotë : >Libri i këngëve të punuara për tu kënduar të përcjella me vegël muzikore me korda<. Psalmet po ashtu është emërtim që tregon 150 këngët fetare në Bibël në Besëlidhjen e vjetër. Pasiqë libri përmban një mbledhje himnesh e këngësh, emërtimi psalm mund të përdoret për të treguar një këngë fetare apo një poezi lëvdimi. Në Biblën Hebraike libri i psalmeve renditet mes Shkrimeve apo agiografëve (Ketuvim) dhe ka qenë libër lutjesh i judenjve dhe të krishterëve të hershëm.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike