Saturni ose
Shtuni (dikur
Shëtuni) një planet i
Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë për nga largësia nga
Dielli. U emërtua sipas zotit romak
Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas
Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e gaztë".