Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si
Shtetet e Bashkuara,
Shtetet e Bashkueme,
SHBA ose
Amerika,
anglisht:
United States of America) janë
republikë federative kushtetuese, e përbërë prej 50
shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në
Amerikën e Veriut, ku dyzetetetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve
Atlantik dhe
Paqësor, në kufi me
Kanadanë në veri dhe
Meksikën në jug. Shteti i
Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe
Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i
Hawait është
arkipelag në mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu posedojnë disa territore, treva ishullore, në
Karaibe dhe Paqësor.