Sociologjia (Fjala Sociologji rrjedh nga bashkimi i fjalës Latine “Socius“ që do të thotë “Shoqëri“ dhe fjalës Greke “Logos“ që do të thotë “Shkencë” ) është shkencë e cila merret me studimin e shoqërise njerëzore dhe të dukurive të saj. Problemet, fenomenet dhe konfliktet shoqërore apo ndërnjerëzore janë pjesa qendrore e studimeve sociologjike.