Lloji i parë i transistorit që është zbuluar është transistori bipolarë. Ky transistor i ka tri shtresa gjysmëpërçuesish, ku në mes dy tipash të tipit p është vendosur një shtresë e hollë e tipit n, duke formuar transistorin PNP. Ngjashëm fitohet edhe tipi NPN. Vetia e transistorit është se ai funksionon si ndërprerës elektronik. Kjo mundëson përdorimin e transistorëve në qarqet logjike digjitale, në qarqet aritmetike të
procesorëve të
kompjuterëve personal, në memoriet e kompjuterëve dhe në shumë zbatime të tjera.