vala sinusoidale


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Vala sinusoidale
Funksioni sinus ose sinusoidi është një funksion që përshkruan një luhatje periodike. Kjo ndodh shpesh në matematikë (në zgjidhjen e ekuacioneve diferenciale), si dhe në fizikë, në degën e proçesimit të sinjaleve, në inxhinierinë elektrike si dhe në shumë fusha të tjera. Në formën e saj më themelore, si një funksion i kohës (t) sinusoidi shprehet si:

ku:
  • A, amplituda, është devijimi maksimal i funksionit prej pozicionit të saj nga qendra e ekuilibrit.
  • Ω, frekuenca këndore , specifikon sa oshilime ndodhin në një interval kohe njësi, në radian për sekondë
  • Φ, faza , specifikon në çfarë cikli fillon luhatje në t = 0.
    • Kur faza është jo-zero, forma e valës gjithë duket e zhvendosur në kohë me φ/ ω sekonda. Një vlerë negative paraqet një vonesë, dhe një vlerë pozitive përfaqëson një "arritje më përpara" në kohë.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike