vjeshta


Wikipedia shqipe - enciklopedisë së lirëDownload this dictionary
Vjeshta
Vjeshta është njëra nga 4 stinët e vitit. Në hemisferën veriore fillon më 23 shtator, dhe mbaron më 21 dhjetor. Në ditën e parë (dita astronomike) të vjeshtës nata (periudha e ditës astronomike në të cilën dielli nuk duket) është e barabartë me ditën (periudha e ditës astronomike në të cilën dielli nuk ka perënduar). Ditë astronomike është koha e nevojshme që toka të bëjë një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj. Kaluan ditët e nxehta të verës. Tani moti bën përherë e më ftohtë. Ditët janë gjithnjë e më të shkurtra e netët e gjata. Moti është i vrerët e me shi. Mëngjeset janë me mjegulla. Frynë erë e ftohtë. Gjethet zverdhen e bien përtokë. Njerëzit veshin rrobe më të trasha. Pra erdhi stina e vjeshtës. Ne këtë stinë, fshatarët i kanë duart plotë punë. Ata vjelin pemë të ndryshme si: mollët, dardhët, rrushin, kumbullat, arrat, ftonjtë, dhe gështenjat. Ato ruhen për dimër. Prej tyre bëhen lëngjet, marmelata, pekmez, reçeli etj. Në stinën e vjeshtës nga perimet mblidhen lakrat, patatet, domatet, specat, fasulja, qepët, hudhrat, karota. Në ara shihen bujqit duke korrur misrin dhe lëruar arat për mbjelljen e grurit, elbit, tërshërës e thekrës, që me një emër quhen drithëra. Në vjeshtë njerëzit përgatisin turshitë për dimër kurse edhe ushqimin për kafshët shtëpiake, lopën, buallicën, delet, kalin, gomarin e tjera. Shpezët shtegtarë si: dallëndyshja, bilbili, lejleku e qyqja shkojnë në vendet e nxehta. Kurse ariu, iriqi, zhapini e gjarpri do ta kalojnë dimrin në gjumë. Ketra mbledh lajthi e lenë dhe i ruan për dimër, kurse lepuri do të shëtisë edhe dimrit të kërkojë ushqim.

Për më shumë informacion, shihni faqen Wikipedia.org...


© Ky nen përdor materiale nga Wikipedia® dhe është e liçensuar sipas Liçensës GNU për Dokumentim të Lirë dhe sipas Liçensës së Creative Commons Attribution-ShareAlike